Kyçu

Kushtet e Perdorimit


 

 

ANKANDI Sh.P.K.

Rregullorja dhe kushtet e pêrdorimit

 

 

Në bazë të nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, si dhe të nenit 14, paragrafi 2, të Udhëzimit Administrativ (MTI) Nr.07/2016 për Procedurat e Shitjes së Mallrave me Ankand Publik, pronari i ndërmarrjes Ankandi Sh.P.K., më 23.10.2020, nxjerrë këtë:

 

RREGULLORE Nr. 01/2020 PËR PROCEDURAT E SHITJES SË MALLRAVE ME ANKAND PUBLIK ONLINE

 

Neni 1

Dispozitat e përgjithshme

1. Objekt i kësajRregullore është përcaktimi i rregullave që zbatohen për realizimin e shitjes publike nëpërmjet procedurës së ankandit publik ONLINE nga autoriteti shitës dhe mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të pjesëmarrësve në procedurën e ankandit publik online.

2. Qëllime të kësaj Rregullore janë: a) rritja e efikasitetit në procedurat e ankandit publik online, të kryera nga shitësi; b) nxitja e pjesëmarrjes së blerësve në procedurat e ankandit publik online; c) nxitja e konkurrencës ndërmjet blerësve; ç) sigurimi i trajtimit të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë pjesëmarrësit në procedurën e ankandit publik online; d) sigurimi i integritetit, besimit publik dhe transparenca në procedurat e ankandit publik online.

Neni 2

Përkufizimi i termave

1. Termat e përdorura në këtë Rregullore kanë këtë kuptim:

1.1. Ankandi publik online – nënkupton formën e organizimit të shitjes se mallrave përmes mënyrës online;

1.2. Mallra – nënkupton mallrat apo sendet e luajtshme apo të paluajtshme, që janë paraparë për t‘u shitur në ankand publik online;

1.3. Pjesëmarrës në ankand - ofertuesi – nënkupton personat fizikë dhe juridik të cilët marrin pjesë në ankand online;

1.4. Shitësi – nënkupton personin juridik Ankandi Sh.P.K. i cili merr vendim për shitjen e mallrave;

1.5. Blerësi i mallit – nënkupton personin fizik apo juridik i cili blen një mall të caktuar përmes ankanditpublik online;

1.6. Oferta – nënkupton publikimin e shpalljes publike për shitjen e mallrave të caktuara që shiten në ankand online;

1.7. Afati i vlefshmërisë së ofertës – nënkupton afatin e caktuar me këtë Rregullore, brenda të cilit fituesi i ankandit online duhet të bëjë pagesën e mallit të blerë në ankand online;

1.8. Prezantimi i mallit – nënkupton paraqitjen e mallit i  cili shitet me ankand publik online në web-faqe të shitësit;

1.9. Bid- nënkupton vlerën të cilën e përcakton shitësi dhe të cilën ofertuesi duhet paguar paraprakisht për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në ankandin online, kjo vlerë nuk kthehet.[1]

1.10. TVSH – nënkupton tatimin mbi vlerën e shtuar.

Neni 3

Format e komunikimit

Shitësi publikon njoftimin për organizimin e ankandit online përmes shpalljes publike në web-faqe.

Neni 4

Format e organizimit të ankandit

Shitja e mallrave nga shitësi bëhet përmes ankandit publik online.

Neni 5

Formimi i komisionit të ankandit

1.Shitësi formon komisionin për Zhvillimin e Procedurave dhe përgatitjen e ankandit online.

2.Komisionin për shqyrtimin e ankesave.

 

 

Neni 6

Shitja me ankand

1. Shitja me ankand online fillon pas njoftimit të publikuar nga Shitësi i cili përmban:

1.1. Gjendjen aktuale të mallrave dhe sasinë që shitet;

1.2. Çmimin fillestar të shitjes;

1.3. Datën dhe kohën e saktë të fillimit të ankandit publik online;

1.4. Afatin e pagesës për ofertën fituese.

2. Shitësi është i obliguar që ta përgatitëdhe ta publikoj specifikacionin teknik për mallin i cili do të shitet përmes ankandit publik online.

3. Pjesëmarrësit e interesuar, përkatësisht ofertuesit, mund t’i shikojnë mallrat që shiten në ankand publik online, edhe në zyrat e shitësit, brenda afatit të caktuar nga Shitësi.

4. Ndalohet pjesëmarrja në ankand e personave më të rinj se 18 vjeç.

Neni 7

Hapja e ankandit

1. Ankandi publik online hapet-fillon në kohën e saktë sipas njoftimit paraprak të shitësit.

2. Oferta llogaritet e vlefshme pasi që ofertuesi të ketë blerë njërën prej pakove në vlerë prej: 35 Bida; 70 Bida; 140 Bida; 350 Bida; 700 Bida; dhe pakoja në vlerë prej 1400 Bida, sipas përzgjedhjes së tij.

3. Tatimin mbi vlerën e shtuar do ta paguaj shitësi.

Neni 8

Shpallja e fituesit

1.Pjesëmarrësi i cili ofron çmimin më të lartë nga çmimi fillestar i përcaktuar në ankand, do të shpallet fitues. Fituesi shpallet në mënyrë automatike, pasi që në afat prej 10 sec. nuk bidon-klikon asnjë person për ngritjen e çmimit të mallit në ankand publik online.

2. Për tërheqjen e mallit të blerë, fituesit do t’i dërgohet malli përmes postës, por mund edhe të pranoj mallin në zyrat e shitësit sipas përzgjedhjes së tij.

2.1. Me rastin e pranimit të mallit të blerë, fituesi i ankandit publik online, duhet të identifikohet përmes letërnjoftimit.

2.2. Pagesa për mallin e blerë bëhet me rastin e pranimit të mallit.

 

 

 

Neni 9

Procedurat e pranimit dhe dorëzimit të mallit

1. Shitësi, pas shpalljessë fituesit, i njofton pjesëmarrësit në ankand për ofertën fituese, njëherit njofton fituesin për formën dhe kohën e pagesës e cila duhet të bëhet në afat prej 7 (shtatë) ditë pune nga dita e shpalljes së fituesit të ankandit publik online.

2. Pagesa bëhet në llogarinë e caktuar nga Shitësi në afatin e përcaktuar sipas paragrafit 1 të këtij neni.

3. Në rast se fituesi i parë tërhiqet nga ankandi publik online, apo nuk e paguan vlerën e ofertuar brenda afatit prej 7 (shtatë) ditë pune, ai e humb të drejtën e blerjes, atëherë të drejtën e blerjes së mallit e ka ofertuesi i dytë me radhë që ka çmimin më të lartë.

4. Blerësi e pranon mallin sipas të gjitha specifikave që janë prezantuar në shpallje.

Neni 10

Ankesa

1. Pjesëmarrësit të cilët konsiderojnë se i ’u janë shkelur të drejtat gjatë mbajtjes së ankandit, kanë të drejtë ankese në Komisionin për shqyrtimin e ankesave në afat prej 7 (shtatë) dite nga dita e shpalljes së fituesit.

2. Komisioni për shqyrtimin e ankesave vendos lidhur me ankesën në afat prej 8 (tetë) ditësh pas pranimit të saj.

3. Në rast se Shitësi nuk vendos sipas ankesës në afatin e caktuar sipas paragrafit 2 të këtij neni apo refuzon ankesën, atëherë pala e pakënaqur mund të iniciojë padi në gjykatën kompetente, në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të vendimit apo skadimit të afatit.

Neni 11

Mbrojtja e të dhënave personale

Të dhënat personale dhe privatësia e pjesëmarrësve në ankand mbrohen sipas Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Neni 12

Dispozitat ndëshkuese

Në rast të mosrespektimit të kësaj rregulloreje, shitësi mund të sanksionohet sipas dispozitave ligjore, të cilat rregullojnë shitjen përmes ankandit publik.

Neni 13

Dispozitat përfundimtare

Kjo Rregullore është e harmonizuar me Udhëzimin administrativ (MTI) Nr.07/2016 për Procedurat e Shitjes së Mallrave me Ankand Publik.

Neni 14

Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga pronari i kompanisë.Kjo Rregullore qëndron e publikuar gjithnjë në adresën elektronike të Shitësit.

 


[1]Rregullore për Emetimin e Parasë Elektronike, Neni 12, Përjashtimet, 1.Për qëllim të kësaj rregullore, nuk do të konsiderohen si para elektronike: 1.1. vlerat monetare që ruhen të parapaguara, që përdoren me qëllimin për të përmbushur nevoja specifike të klientëve dhe që mund të përdoren në mënyrë të kufizuar sepse: 1.1.1. I japin mundësinë mbajtësit të blejë mallra dhe /ose shërbime të caktuara, të ofruara nga emetuesi vetëm në ambientet ku zhvillon veprimtarinë emetuesi i parasë elektronike ose Brenda një rrjeti të përcaktuar ofruesish shërbimesh, subjekte të një marrëveshje tregtare me emetuesin e parasë elektronike(një dyqan i caktuar, zingjir dyqanesh etj.); ose 1.1.2. mund të përdoren për të blerë vetëm një numër të kufizuar mallrash dhe/ose shërbimesh.

Në rastin konkret një Bid, blerësi mund ta përdorë vetëm për të siguruar të drejtën për pjesëmarrje në ankand publik online dhe për tëblerë mallrat e ofruara nga shitësi. Përmes Bid-it blerësi anëtarësohet dhe identifikohet si ofertues dhe blerës i mundshëm.


Execution Time: 0.008018 seconds